Prishtina me papunësinë më të lartë në Kosovë, Gjilani i dyti, Mitrovica e treta

Njohësi i çështjeve socio-ekonomike, Alban Zogaj, ka publikuar një hulumtim se sa është përqindja e papunësisë në qytetet e Kosovës. Sipas asaj që Zogaj ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Prishtina renditet e para me papunësi.

Ky hulmutim i realizuar nga “Milenium Foundation” tregon se në Prishtinë norma e papunësisë është 24.3%, Gjilani me 16.8% pastaj Mitrovica me 15.2% të papunësisë.

Pas tyre vijnë:

Peja 15%

Ferizaj 14.3%

Prizreni 14.2%

Gjakova 9.5%

Për ata që kanë interesim ta shohin hulumtimin e plotë, kliko KËTU.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE