Pritja e vitit në Premierligë vjen nga mbrojtësi i Bournemouthit

Një moment tejet interesant ka ndodhur sot në futbollin anglez, në ndeshjen mes Bournemouth dhe Norwich.

Mbrojtësi i Bournemouth, Steve Cook, ka bërë pritjen e sezonit deri më tani në Premierligë, por për fat të keq, ai nuk është portier.

Cook u përjashtua me karton të kuq, pasi priti gjuajtjen e kundështarit, duke ndihmuar portierin e tij, i cili mbeti larg portës.

Kësisoj, Norwich pati një penallti në dispozicion, të cilën në gol e ktheu Pukki.

Më poshtë ua sjellim videon ku mund të shihni pritjen e Cook, i cili ngjason me një portier.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.

SHPËRNDAJE