Prizren: Godet tri shtylla dhe rrokulliset, tre persona të lënduar në vetaksident

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë një veturë e tipit Golf ka bërë vetaksident duke goditur tri shtylla dhe pastaj është rrokullisur, ndërsa kanë mbetur të lënduar tre persona.

Njëri nga ta është në gjendje më të rëndë shëndetësore, por Osmanollaj ka thënë se nuk kanë më shumë informata nga spitali për gjendjen e tij.

Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 17:45 ka ndodhur një vetaksident ku një automjet i tipit Golf duke mos përshtatur shpejtësinë ka goditur tri shtylla dhe është rrokullisur. Si pasojë e këtij vetaksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizenit. Njëri nga ta është në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë më lehtë, patrullat tona janë aty dhe po presin”, ka deklaruar Osmanollaj.

SHPËRNDAJE