Profesori i gjuhës shqipe fillon të flirtojë me ‘Xhesikën’

Seriali “O Sa Mirë” vazhdon të mbajë pranë vetes shikuesit çdo të diele përmes skenave humoristike të personazheve të tij.

Në kanalin YouTube është publikuar edhe promo e episodit të radhës, i cili do të jetë gjithashtu interesant.

Në episodin e 139-të do të mund të shohim se si profesori i gjuhës shqipe, i cili tashmë ka fituar simpatinë e shumë fansave, mundohet të flirtojë me femrën më të bukur të serialit, ‘Xhesikën’.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Llukmani gjithashtu do të dhurojë disa skena qesharake, duke u munduar të flasë në anglisht me theksin e tij të dobët.

Lidhja e ‘Xhakartës’ dhe ‘Qabit’ po kalon gjithashtu nëpër zbatica, ndaj dhe në episodin e radhës nuk do të mungojë diskutimet e debatet nga ata të dy.

Edhe ‘Arbnori’, i cili është karakteri më i pëlqyer nga gjakovarët, do të luajë në disa skena interesant, në të cilat thotë se do të ketë probleme me zemrën.

Episodi i 139-të publikohet i plotë të dielën, në orën 22:00.

SHPËRNDAJE