Projektet gjigante të BE-së ende të papërfunduara në Mitrovicë

Projekti i Bashkimit Evropian për urën e Ibrit në Mitrovicën Veriore ende nuk ka përfunduar. Ndonëse, me herët ka pasur deklarata që në muajin maj të hapet, kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Projektet e tjera në Mitrovicë që janë investim i BE-së, kjo e fundit ka treguar se tashmë janë përfunduar dhe dorëzuar përfituesve.

Zyra e BE-së në Kosovë në një përgjigje për Indeksonline ka thotë se BE pret që projektet si “Ura” dhe rruga “King Peter” në Mitrovicën Veriore të përfundojnë dhe të inaugurohen së shpejti.

“Projekti i BE-së për rigjallërimin e urës kryesore, me vlerë 1.45 milionë euro, filloi në vitin 2016 dhe ka përparuar shumë mirë. Një rezultat tjetër i Marrëveshjes së Dialogut të lehtësuar nga Brukseli është edhe projekti për këmbësorët e rrugës “King Peter” në Mitrovicën Veriore. BE pret që të dy projektet të përfundojnë dhe inaugurohen së shpejti”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së të pranuar përmes e-mailit.

Projekti për këmbësorët në rrugën “King Peter” në Mitrovicën Veriore ka kushtuar 2.13 milionë euro dhe objekti “Omnisport” i ka kushtuar BE-së në vlerë 7.8 milionë euro.

“Projekti i financuar nga BE për zonën e këmbësorëve, me vlerë 2.13 milionë euro, dhe objekti sportiv Omnisport, me vlerë 7.8 milionë euro janë përfunduar dhe i janë dorëzuar përfituesit, që është Komuna e Mitrovicës së Jugut. Qendra e biznesit financohet nga Qeveria e Kosovës dhe është nën përgjegjësinë e Mitrovicës”, thuhet në përgjigjen e BE për Kosovën.

Disa muaj më parë Kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq ka deklaruar se ura mbi lumin Ibër nuk do të hapet derisa të përfundojnë punimet në shëtitore.

Duke qenë se punimet në shëtitoren që është rruga “King Peter” janë afër përfundimit, mbetët të shihet se kur do të inaugurohen kjo dhe ura mbi lumin Ibër të Mitrovicës.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, urën mbi lumin Ibër e ka quajtur simbol bashkimi të dy komuniteteve, shqiptar e serb.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE