Prokurori i Shtetit ngrit 32 aktakuza kundër 35 personave!

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë ngritur 32 aktakuza kundër 35 personave.

Sipas Prokurorisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 31 Korrik 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur gjithsej tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj

një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë Prokuroria 

Speciale 

Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total: 

Aktakuzat personat 

/ 1-1 11-14 / / / 16-16 4-4 32-35 

Ndalimet / 6 / 1 / / 1 1 Paraburgimet: 

kërkesat – personat 

/ / 1-1 / / / 1-1 1-1 3-3 

Bastisjet / / / / / / / / Sekuestrimet / / / / / / / / 

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës 

/////// 

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë: Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë

trupor”, tre (3) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Aktakuzat: Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

  1. Prokuroria Themelore Prizren: 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë për paraburgim për tre (3) persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRKS-së.

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së;

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” ,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia” nga neni 410 dhe “Sulmi” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Manipulimi me prova”.

  1. Prokuroria Themelore Pejë: 

Ndalimet me udhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

  1. Prokuroria Themelore Gjilan: 

/////// 

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë: 

/////// 

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë: 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit: 

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat: 

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosje” ;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj: 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo (masat tjera): 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

SHPËRNDAJE