Prokuroria jep detaje rreth vrasjes në ‘Veternik’

Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje rreth vrasjes me armë zjarri që ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në lagjen ‘Veternik’ të kryeqytetit.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka, tha për KALLXO.com se dyshohet se pronari i një shtëpie ka vrarë një person që dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje.

“Në bazë të informacioneve të para nga prokurori kujdestar, pronari i një shtëpie ka vrarë një person i cili dyshohet se ka tentuar të kryej një vjedhje”, ka thënë Imer Beka

Vrasjen e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 21:00.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur ne personin mashkull, i cili pas plageve qe ka marrë nga arma e zjarrit ka nderruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes”.

SHPËRNDAJE