Prokuroria në Ferizaj deklarohet për ngjarjen e rëndë ku dyshohet se djali vrau nënën

Prokuroria Themelore në Ferizaj është deklaruar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Ferizaj.

Nga Prokuroria në Ferizaj u bë e ditur se personi i dyshuar në vrasjen e sotme është djali i viktimës.

“Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, në Ferizaj, një person dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në mëngjes, ku i dyshuari B. Ç., rreth 62 vjeç, dyshohet se në shtëpinë e tij në rrugën “Ejup Statovci”, në Ferizaj, ka privuar nga jeta nënën e tij, tani të ndjerën M. Ç, rreth moshës 83 vjeçare”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje theksohet se në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I dyshuari B. Ç, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

SHPËRNDAJE