Protestuesit e opozitës godasin me grushte një tjetër të “infiltruar”, dalin pamjet e sherrit

Pas incidentit në protestën që po zhvillohej pranë godinës së parlamentit, një tjetër rast i dhunës është regjistruar pranë kryeministrisë, ku disa protestues kanë goditur një person të dyshuar si i infiltruar i policisë.

Pamjet e mëposhte, të transmetuara nga report tv tregojnë momentet kur një prej protestuesve të opozitës i afrohet një qytetari dhe e godet në kokë e fytyrë.

Mbetet ende e paqartë sesi opozita ka mundur të identifikojë të “infiltruarit” që sipas tyre vijnë nga policia për të provokuar protestuesit. Nga ana tjetër, policia zyrtarisht nuk është prononcuar mbi rastet në fjalë.

Kujtojmë se pas lëvizjes nga parlamenti drejt kryeministrisë protestuesit e opozitës dogjën pranë zyrës së Ramës ‘piramidën e krimit’.

SHPËRNDAJE