Protestuesit në Beograd i kërkojnë llogari Vuçiqit për Kosovën

Mijëra qytetarë serbë kanë dalë sot për të protestuar në rrugët e Beogradit kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq.

Kjo ishte e shtuna e 22-të me radhë që rrugët e kryeqytetit serb u mbushën me protestues.

Si në të shumtën e rasteve as sot nuk munguan thirrjet për Kosovën.

Protestuesit e pyetën Vuçiqin se çka nënkupton plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën.

“Cili është plani yt për Kosovën, çka është ky delimitim i kufirit? Njerëzit duhet të dinë se çka është kjo. Me kë e ke ndarë atë plan? Dhe ti përsëri thua: Pasojat do të jenë të tmerrshme? Cilat janë këto pasoja”, u shpreh Branislav Leçiq nga Partia Progresiste serbe.

E kujtojmë se dje, presidenti serb, Aleksander Vuçiq deklaroi se plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën ka dështuar.

Protestat në Serbi po zhvillohen nën moton “Një në pesë milion”, teksa ka pasur raste edhe kur të njëjtat kanë përfunduar me incidente.

SHPËRNDAJE