“PSD-ja nuk ka arritur t’i marrë pas vetes votuesit e Vetëvendosjes”

Braktisën Vetëvendosjen për të formuar një parti të re, atë të Partisë Socialdemokrate të Kosovës, por edhe pse në Vetëvendosje ndër figurat më kryesore e më të votuarit, anëtarët e PSD-së, tani për tani nuk duket të jetë shumë të pëlqyer nga qytetarët.

Sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, PSD e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, ka dalë ndër partitë që do të votohej më së paku, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën.

Sipas këtij sondazhi PSD do të merrte vetëm 2.4 përlind të votave, që i bie se kjo parti nuk do të mund të kalonte pragun për të hyrë në Kuvend.

Por, për njohës të funksionimit të partive politike, një rezultat i tillë për PSD-në në këtë kohë është i pritshëm.

Valmir Ismaili nga Demokraci Plus, thotë se për PSD-në një është i pritshëm një rezultat i tillë në këtë kohë.

Ai për lajmi.net ka thënë se ky rezultat për PSD-në mund të ndryshojë në kohën më afër zgjedhjeve.

“Është e pritshme që PSD-ja të ketë një rezultat të tillë në këtë moment, megjithatë, kjo nuk do të thotë që e njëjta situatë do të mbetet e tillë edhe me vonë e sidomos kur të afrohemi afër zgjedhjeve. Krejt kjo varet nga mënyra se si PSD do të organizohet në të ardhmen”, është shprehur Ismaili.

Ndryshe për një përqindje të tillë për PSD-në, kishte folur kohë më parë edhe kryetari i Vetëvendosjes.

Ai kishte thënë se PSD do ta ketë fatin e njëjtë si të ish- partisë së Shpend Ahmetit, FER.

“Ne kemi marruar informacione rreth disa matjeve që janë bërë. Tani ky grup janë më keq se partia FER1, pra tani FER2 ka rreth 1.8% në një sondazh ndërsa në një sondazh tjetër ka 2%, më pak se sa FER1 që kishte rreth 2.7% të mbështetjes”, ishte shprehur Kurti.

Por, këto pretendime ishin hedhur poshtë nga zyrtarët e PSD-së.

Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Aida Derguti, Dardan Molliqaj, janë disa nga ish-anëtarët e Vetëvendosjes që kanë formuar Partinë Socialdemokrate të Kosovës.

Ndonëse në Vetëvendosje ishin shumë të votuar, tash për tash nuk po dalin aq.

E për Valmir Ismailin rezultati i sondazhit tregon se ish-anëtarët e Vetëvendosjes nuk kanë arritur t’i marrin votat e votueseve të VV-së.

“ Sidoqoftë, ky rezultat tregon që elektorati bazë i Vetëvendosjes ka mbetur me Vetëvendosjen dhe nuk ka kaluar në PSD. Kësaj të fundit i duhet të punoj shumë më shumë të punoj në të ardhmen dhe të targetoj elektorat edhe jashtë Vetëvendosjes në mënyrë që të siguroj kalimin e pragut në të ardhmen”, është shprehur Ismaili.

Nga rezultatet e KDI-së, LDK ka dalë partia e parë më 30.8 përqind, PDK 23 përqind, VV 21.2 përqind, AAK 10.4 përqind, Nisma 6.3 përqind.

PSD si parti me kryetar Shpend Ahmetin është zyrtarizuar më 9 maj.