Pse edhe Mërgimi pjesë e takimit mes Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinajt?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku dhe babai i tij i cili aktualisht është Kryetar i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, kanë qenë sot në një takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sipas një njoftimi nga kryeministria, u bë e ditur se temë diskutimi e këtij takimi, ku Lushtakët vizituan Kryeministrin Haradinaj, ishte gjendja aktuale në vend por edhe tema e trajtimit të kategorive të dala nga lufta.

Por, se cili ka qenë roli i Deputetit, Mërgim Lushtakut në këtë takim, klankosova.tv, ka kontaktuar me Drejtorin e Zyrës së informimit të Qeverisë, Halil Matoshin, i cili ka thënë se ai ishte vetëm shoqërues i babait të tij Sami Lushtakut.

”Ishte thjeshtë takim mes Samiut ndërsa Mergimi vetëm e ka shoqëruar për një kafe babain e tij bashkë me Kryeministrin Haradinaj” , ka përfunduar Matoshi, transmeton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE