Pse i tha Edi Rama- Ramush Haradinajt hiqe kravatën

Derisa të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor janë parë pa kravat në takimin joformal për integrimin rajonal ekonomik, ashtu nuk ndodhi edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj me të mbërritur në Durrës, ku po mbahet takimi, është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë përcjelljes i tha ta heqë kravatën.

Ashtu edhe ndodhi. Haradinaj u pa në takim pa kravat, ashtu siç ishin edhe kryeministrat tjerë.

E kryeministri Rama, nuk ndryshojë nga takimi i vitit të kaluar. Ai derisa priste mysafirët sërish është parë me atlete.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE