Pse Serbia planifikon t’ia ndalojë hyrjen Walkerit në Kosovë

William Walker është shndërruar në armikun numër 1 për Qeverinë e Serbisë.

Walker, në një ceremoni për shënimin e 17-vjetorit të themelimit të AAK-së, kishte deklaruar se ka një plan për unifikimin e shqiptarëve gjithandej.

Një ditë më pas, ka ardhur reagimi i Aleksandër Vuçiqit, që ka shkuar aq larg sa e ka akuzuar Walkerin se e ka shpikur masakrën e Reçakut.

Kjo deklaratë e tij, pak orë pasi u publikua në YouTube, u bllokua, çka ngjalli reagime edhe më të mëdha, për t’u zhbllokuar më pas.

Qeveria e Serbisë nuk është ndalur me kaq dhe i ka planifikuar disa masa ndaj Walkerit, përfshirë ndalesën që ai të mos hyjë në Serbi.

Derisa Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq, me anë të një letre, pritet t’i drejtohet OSBE-së, organizatë të cilën Walker e ka përfaqësuar në vitin 99 në Kosovë.

Masakra e Reçakut, një prej krimeve më të tmerrshme serbe mbi popullsinë civile në Kosovë, ishte një prej veprave që përfundimisht nxiti intervenimin e NATO-s.

SHPËRNDAJE