Publikohen kursimet e Endrit Thaçit pa asnjë ditë pune

Djali i Presidentit Thaçi, Endriti student pa punuar askund ka rreth 14 mijë euro para ta gatshme në bankë.

Fëmijët e politikanëve duket se kanë vendosur që të ndjekin rrugën e prindërve për tu bërë milionerë. Të rinj në moshë e pa punuar asnjë ditë të vetme, ata kanë arritur që të grumbullojnë me mijëra euro në kontot e tyre.

Përveç parave “cash”, ata pritet që të trashëgojnë nga prindërit edhe pasuri të tjera të paluajtshme në vlera milionëshe.

Fëmija i vetëm i Hashim dhe Lumnie Thaçit është vetëm 20 vjeçar, por në llogarinë e tij derdhen me mijëra euro çdo vit.

Aktualisht, ai ka në xhirollogari 13 mijë e 500 euro.

Endrit Thaçi njihet edhe për udhëtimet e tij luksoze në shtete si Zvicra, Gjermania, Franca, Turqia, SHBA-të, Itali e Austri.

SHPËRNDAJE