Publikohen pamje nga lokali ku hajnat qëlluan me armë në Shtime

Në mëngjesin e sotëm, katër hajna sulmuan një bankë në Shtime  me kallashnikova.

Gjatë daljes, ata qëlluan me armët e tyre në drejtim të lokaleve.

Indeksonline ka siguruar pamje nga një lokal që është goditur nga plumbat e hajdutëve.

Brenda në lokal, gjatë asaj kohe, kishte pasur persona brenda por për fat të mirë të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime trupore.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi, ndërsa gjatë ndjekjes së tyre, ka pasur të shtëna me armë në drejtim të automjetit të policisë.

SHPËRNDAJE