Publikohet fotografia e personit që u vra sonte në Prizren

Një person është vrarë sot në Prizren, pas një shkëmbim-zjarri që i njëjti ka pasur me policinë.

I dyshuari, ishte në kërkim nga Policia e Kosovës për veprën penale të tentim-vrasjes, dhe në momentin që i njëjti ka parë zyrtarët policorë, ka shtënë me armë në drejtim të tyre.

Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë, B.SH, i njohur me nofkën “Qorri”.

“Rtv Besa” ka publikuar ndërkaq një fotografi të personit që është vrarë sot në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.

SHPËRNDAJE