Publikohet lista e futbollistëve që mund të largohen këtë verë nga Liverpooli

Xherdan Shaqiri është njëri nga futbollistët që mund të largohet nga Anfield

Mesfushori nga Zhegra gjatë dy sezoneve te Liverpooli nuk ka arritur që ta fitojë një vend në 11-shen startuese dhe dëshira për të luajtur më shumë do të bëjë që ai këtë verë të ndërrojë ambient.

Shaqiri është në listën e lojtarëve që Liverpoolit pritet t’i shesë këtë verë.

Përveç Shaqës në këtë listë janë edhe lojtarët si Divock Origi, Dejan Lovren, Marko Grujic, Harry Wilson dhe Loris Karius.

Ndryshe, 28 vjeçari ka zhvilluar 40 ndeshje me Liverpoolin duke shënuar 7 gola.

SHPËRNDAJE