Publikohet një incizim i Agim Veliut, aty flet se dikush në LDK gjatë negociatave spiunonte në VV

Një faqe në internet me emrin ‘Mbështetësit e Albin Kurtit’ ka publikuar një incizim që pretendon se është bërë në degë të LDK-së në Podujevë. Aty dëgjohet Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së duke folur për negociatat me VV-në.

Ish kryetari i Podujevës dhe ish – ministri i Brendshëm dëgjohet teksa thotë se negociatat kanë qenë mjaft të vështira.

Në një momente madje, ai thotë se ajo çka flisnin brenda në LDK e dinin në VV. Sipas Veliut dikush spiunonte në VV.

“Sepse ajo që është bisedu në tavolinë, gjatë bisedave, ata në forma të ndryshme e kanë nxjerrë jo me video e jo me gjana të tjera. Edhe tash para jush unë duhet me thanë se me e mshef smuj se ajo një ditë del.

Ne kemi qenë më të hendikepuar sepse në ekipin tonë ka qenë një anëtar që gjithmonë ka qenë në anën e tyre edhe gjithmonë ata i kanë pasë çka kemi bisedu na, cka jemi marrë vesh na mrena, dmth ata kanë qenë të parapërgatitur para cdo takimi. Megjithatë ne kemi rezistue, nuk jemi dorëzua”, dëgjohet duke thënë Veliu.

Ja çka flet Agim Veliu për koalicionin në mbledhje të degës në Podujeve.

Publiée par Mbështetësit e Albin Kurtit sur Mercredi 25 mars 2020

Nënkryetari i LDK-së ishte vlerësuar edhe gjatë negociatave si kundërshtar i madh i koalicionit. VV madje haptas e thoshte këtë por më pas e pranoi si ministër për ta shkarkuar para pak ditëve.

Vetë Veliu kishte pasur vërejtje në sjelljet e koleges se tij, Vjosa Osmani, e cila në atë kohë po takohej shpesh me Kurtin. Veliu kishte kërkuar që ajo të sqarohej për këto takime. Osmani kishte thënë se nuk i jep llogari askujt.

Se a ka aluduar në Vjosa Osmanin se informonte VV-në, kjo nuk dihet.
Gjithsesi, ajo që dihet është se edhe tash Osmani është kundër partisë së saj. Nuk do ta votojë mocionin. E Veliu e Mustafa mbrëmë thanë se nuk mund të vazhdojnë më situata kur dikush qëndrojë në LDK e punon kundër saj. /Reporteri

SHPËRNDAJE