Punëtori i Devollëve humb gishtin në vendin e punës

Një punëtor i kompanisë Comodita Home, e cila është në pronësi të Devollëve, dega në Gjakovë ka humbur një guisht dhe ka lënduar tre të tjerë, derisa ishte duke e kryer punën e tij në fabrikën e dyshekëve. Policia thotë se dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë.

Komandanti i Policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë për Gazetën Express se policia dhe inspektori i punës janë në vendin e ngjarjes duke i shikuar të gjitha rrethanat që kanë mundur të çojnë deri te ky rast.

Momentalisht jemi në vendin e ngjarjes, jemi nduke i shikuar të gjitha çka kanë ndodhë, dyshohet se ka ndodhë nga pakujdesia, por jemi duke e vërtetuar. I lënduari është duke e marrë ndihmën e parë mjekësore. Inspektori i punës është në vendin e ngjarjes dhe më vonë do të dalim me raportin përfundimtar”, ka thënë Gjoka.

Ndërkaq Gjoka ka bërë të ditur se kompania ku ishte duke punuar i lënduari është Comodita Home./GazetaExpress

SHPËRNDAJE