Punonjësi rezulton pozitiv me koronavirus, mbyllet gazeta e njohur

Pas rasteve në redaksitë e Sky Tg24 dhe programit të Mediasetit, Le Iene, edhe e përditshmja italiane La Stampa ka regjistruar rastin e parë të koronavirusit mes njërit prej punonjësve të saj.

Ambientet e gazetës janë mbyllur përkohësisht, megjithatë aktiviteti i redaksisë vazhdon online.

Mësohet se drejtuesit e gazetës, me të mësuar se punonjësi ishte prekur nga Covid 19, kanë informuar menjëherë autoritetet, dhe aktivizoi me shpejtësi protokollin e brendshëm të sigurisë.

Zyrtarët e shëndetit publik dhe epidemiologët nuk kanë ende një mendim të përbashkët për shkallën e vdekshmërisë së virusit COVID-19; parashikimet e tyre shkojnë nga 1 deri në 3.4 për qind të personave të infektuar. Kjo, thonë virologët, nuk është për t’u habitur pas është fjala për një virus të ri. Ata paralajmërojnë se ndryshimet nga vendi në vend sjellin deformime përsa i përket parashikimeve, veçanërisht nëse sistemet e kujdesit shëndetësor janë të mbingarkuar nga pacientët që kanë nevojë për t’u shtruar në spital.

Disa epidemiologë thonë se pikërisht një gjë e tillë po ndodh në pjesët më të prekura të Italisë veriore. Vdekshmëria në Itali u rrit të dielën në nivelin alarmues prej 5 për qind. Rritja e shpejtë e vdekjeve në Itali tejkaloi edhe skenarin më të keq, si dhe nivelin e përgjithshëm në çdo vend tjetër të prekur. Por zyrtarët e shëndetit publik thonë se numri i të vdekurve nuk është i jashtëzakonshëm nëse merret parasysh se Italia ka një popullsi të madhe të moshuar, pasi gati një e katërta e italianëve janë mbi 65 vjeç. Vetëm Japonia ka një demografi me më shumë të moshuar midis vendeve të zhvilluara. Në Kinë është vërejtur se rreth 9 për qind e viktimave të koronavirusit mbi 80 vjeç vdesin. Në Itali, shkalla e vdekjes për të moshuarit e infektuar është diçka më shumë se 8 për qind.

SHPËRNDAJE