Putin e çel temën e Kosovës me Macronin: Jep deklaratën e papritur

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dje ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, përmes një video-komunikimi, ku kanë biseduar për një numër të madh problemesh përfshirë edhe situatën në Ballkan.

Vladimir Putin në fjalën e tij hyrëse të bisedës i ka thënë Macronit se do të flasin edhe për problemet në Ballkan përfshirë edhe problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se sot do të diskutojmë gjithçka që përmenda, dhe në një mënyrë ose tjetër, do të flasim edhe për rritjen e rrezikut në pikat e nxehta. Do të flasim ndoshta edhe për problemet në Ukrainë, Ballkan, Siri e Libi, e di që ju jeni të shqetësuar për një gjë të tillë”, citohet të ketë thënë Putin në faqen e presidencës ruse.

Gjithashtu presidenti i Rusisë e ka ftuar Macornin për një vizitë zyrtare në Moskë në fund të verës, për të diskutuar edhe më gjerësisht për të gjitha çështjet.

Ky komunikim me presidentin rus, vjen në kohën kur presidenti francez bashkë me kancelaren Merkel janë duke udhëhequr përpjekejet për një Samit mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të mbahet së shpejti në Paris.

Rusia ndërkohë ka shprehur gatishmëri për përfshirje në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se përkrahin një marrëveshje që është në interes të Serbisë./Express/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE