Putin tregon fuqinë ushtarake në Detin e Japonisë

Moska tregoi sot fuqinë e saj ushtarake, pasi anijet luftarake ruse, tanket, avionet dhe helikopterët improvizuan një pushtim në një plazh gjatë stërvitjeve.

Këto janë stërvitjet më të mëdha ushtarake të Kremlinit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Taket dhe marina u panë duke dalë nga një anije zbarikimi në terrenin ku po bëhet trajnimi Klerka, në bregun e Detit të Japonisë, jashtë qytetit Slavyanka.

Tokio ka ngritur shqetësime rreth vendosjes së ushtrisë ruse në zonë, veçanërisht pranë ishujve të kontestuar të Kurileve, që pretendohen nga Japonia në një mosmarrëveshje që daton nga Lufta e Dytë Botërore.

NATO ka thënë se do të monitorojë stërvitjet ushtarake mes tensioneve me Moskën, ashtu si Shtetet e Bashkuara që kanë një prani të fortë ushtarake në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.

Rreth 300.000 trupa, më shumë se 1.000 avionë ushtarakë dhe dy flota detare po marrin pjesë në stërvitjet Vostok-2018 të kësaj jave në Siberi dhe ujërat jashtë bregut lindor të Rusisë.

Ndërsa rreth 3500 trupa kineze pritet të marrin pjesë në stërvitjet që zgjasin deri të hënën.

Stërvitjet vjnë mes tensioneve në rritje të Rusisë dhe Perëndimit pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani dhe akuzave se Moska është përpjekur të sponsorizojë zgjedhjet në SHBA.

SHPËRNDAJE