Qendra e votimit pa asnjë votues

Në qendrën e votimit 1515E/01D, e cila gjendet në Objektin e Kuvendit Komunal të Obiliqit deri më orën 15 nuk ka votuar asnjë qytetar. Në këtë qendër të votimit të drejtë vote kanë vetëm 32 qytetarë nga komunitetet pakicë.

Ekipi i KALLXO.com ka fotografuar kutitë e votimit në të cilët nuk është hedhur asnjë fletëvotim.

Në raundin e parë të zgjedhjeve komunale në këtë qendër të votimit kishin votuar vetëm 5 qytetar nga 32 votues të regjistruar , apo rreth 15 %.

SHPËRNDAJE