Qëndrimi i AAK-së, pas marrëveshjes së re për Demarkacion

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përshëndetur marrëveshjen mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, për demarkacionin.

Në një konferencë për media zyrtarë të kësaj partie ka thënë se ata që dy vite kanë kërkuar që kjo marrëveshje të rishikohet.Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Muharrem Nitaj, ka thënë se për këtë marrëveshje merita të madh ka kryetari i AAK-së një herit kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj

“Njeri prej personave kyç për marrëveshjen ka qenë kryeministri Haradinaj. Kërkesat tona ka qenë që të rishikohet kjo marrëveshje gjithmonë më shpresën se do të zgjidhet në të mirën e Kosovës”, është shprehur Nitaj.Ai ka thënë se kuptojnë zhgënjimin e qytetarëve që kanë mbetur pa lëvizje të lirë, por është shprehur se lidhja e demarkacionit me vizat ka qenë e padrejtë.Nitaj ka bërë thirrje që t’i besohet Qeverisë Haradinaj,e cila sipas tij ka filluar të merret me tema të mëdha dhe zgjidhjen e problemeve të tyre.

SHPËRNDAJE