Qeni polic u vra për Krishtlindje – lamtumira e oficerëve regjistron qindra mijëra shikime

Për oficerët e policisë në Palm Beach, Florida (SHBA), K9 Cigo nuk ishte vetëm një qen, por një “koleg” dhe një “hero”.
Oficerët e policisë që ishin miqtë e tij më të mirë nëpërmjet një videoje në faqen Facebook të distriktit kujtuan mikun e tyre katërputrosh dhe i dhanë lamtumirën e fundit.

K9 Cigo vdiq në prag të Krishtlindjes në shërbim, pasi një nga dy kriminelët që ai po ndiqte e qëlloi atë.

Në videon e lamtumirës së tij, agjentët përqafuan një nga një kolegun i cili shërbente së bashku me Cigo dhe videoja u bë virale për shkak të lotëve që u derdhën për qenin hero.

Si ndodhi ngjarja?Në mbrëmjen e 24 dhjetorit, ekipi, i cili përfshinte edhe Cigon, kishte hyrë në Ëellington Green Mall për të ndaluar dy burra të dyshuar për vrasje në tentativë. Policët kishin rrethuar parkingun kur qeni filloi të ndiqte një nga dy kriminelët që i qëlloi disa herë duke e vrarë atë.

Oficerët arritën të ndalonin vrasësin e Cigos, por qeni i policisë nuk shpëtoi.

“Ky është K9 Cigo. Ai humbi jetën mbrëmë, ndërkohë që po mbronte të tjerët dhe ne po mbajmë zi për humbjen e këtij heroi. I jemi mirënjohës për shërbimin dhe sakrificën e tij”, shkruan agjentët në faqen Facebook të distriktit të Palm Beach, duke ndarë një fotografi të Cigos.

SHPËRNDAJE