Qeveri Kurti sonte mori VENDIM: Me nga kaq para do të paguhen punëtorët e sektorit privat

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale nga e cila pritet të mbështeten bizneset, pensionerët, anëtarët e skemave sociale, komunat dhe pagesa shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.

Nga kjo Pakon Emergjente Fiskale kanë përfituar bizneset private, punëtorët e të cilave do të paguhen me nga 170 euro për muajin Prill dhe Maj.

Ky është vendimi i Qeverisë:

– Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik, si në vijim:

– Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo deri në dyzet e një milionë (41,000,000.00 €) euro;

– Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë prej dymbëdhjetë milionë (12,000,000. 00€) euro; dhe

– Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim për muajin Prill dhe Maj, deri në vlerë prej tetë milionë (8,000,000.00 €) euro;

SHPËRNDAJE