Qeveria nuk di çfarë të thotë për zhvillimet në Veri

Serbët e Veriut janë distancuar nga secila pozitë që bartin në institucionet kosovare. Mëngjesin e sotëm janë dorëhequr katër kryetarë të komunave, është mbyllur tërësisht Gjykata Themelore e Veriut të Mitrovicës. Qeveria e Kosovës, pjesë e së cilës zyrtarisht është Lista Srpska, nuk ka asnjë qëndrim rreth zhvillimeve që po ndodhin në Veri.

Avni Arifi, shef i stafit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë për Gazetën Express se Qeveria akoma nuk ka ndonjë qëndrim për dorëheqjet e njëpasnjëshme që ndodhën mëngjesin e sotëm në komunat veriore, që drejtoheshin nga Lista Srpska.

“Akoma nuk kemi qëndrim për këtë çështje”, ka thënë shkurt Arifi.

Gazeta Express ka raportuar se sot janë dorëhequr katër kryetarë të komunave serbe, përfshirë këtu edhe Goran Rakiqin që drejtonte Mitrovicën veriore. Po ashtu, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka konfirmuar se punonjësit serbë

Arifi, i pyetur nëse Qeveria ka marrë ndonjë sinjal prej Listës Srpska se do të largohen nga Qeveria dhe nga Kuvendi, ka thënë se nuk kanë biseduar me ta.

“Nuk kemi asnjë indikacion dhe asnjë informatë nga ta”, ka thënë të martën Arifi.

Zhvillime të shumta kanë ndodhur së fundmi në veriun e Kosovës. Edhe sot serbët kanë dalë në sheshin e Mitrovicës veriore për të prostestuar ndaj vendimit të Qeverisë për vënë taksë prej 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Në protestë, bashkë me udhëheqës tjerë të Listës Srpska, Express raporton se po merr pjesë edhe ministri i Qeverisë Haradinaj, Nenad Rikallo.

Zyrtarë të Listës Srpska vazhdojnë të mbajnë pozitat e ministrave, ndonëse që disa muaj injorojnë mbledhjet qeveritare. Ndërkaq, javë më parë 10 deputetët e Listës Srpska kanë ofruar nënshkrimet e tyre për ta rrezuar qeverinë, pjesë e së cilës janë edhe vetë. /Express/

SHPËRNDAJE