Qeveria: Punimet në Urë janë kryer, hapja është vendim politik

Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka deklaruar se punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, kanë përfunduar dhe nuk ka asnjë arsye të mos hapet, por tash është vetëm çështje e vendimit politik.

Ai ka thënë se serbët kanë një kërkesë qesharake lidhur me hapjen e urës.

“Të gjitha punimet janë kryer nuk ka asnjë arsye për mos me u lëshuar ura, mundet lirisht me u lëshuar, është çështje e vendimit politik, ata e kanë një kërkesë me atë Suhadollin që ajo meqenëse është në hartë të KQZ-së që ai realitet i KQZ-së të transferohet edhe në realitet praktik komunal për një çështje përveç që është e paarritshme është edhe e qesharake.

Nuk ka asnjë arsye, është vendim politik, në momentin që merret vendimi politik, atëherë është çështje e orëve, ndoshta edhe e ditëve kur mundet me u hap ura”, tha ai.

Arifi ka shtuat se kurdo që do të rinis dialogu me Serbinë, kjo është tema që do të diskutohet.

“Kurdo që do të diskutohet kjo është ndër temat që do të diskutohet menjëherë“, tha ai.

Përndryshe, sot katër vite më parë është hequr heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë. Pastaj saj është vendosur një park dhe një mur, të cilët janë hequr më vonë. Derisa me fondet e BE-së, nisën punimet e renovimit, të cilat kanë përfunduar.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE