Qeveria shkarkon bordin e Telekomit te Kosovës

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin Drejtues të Telekomit te Kosovës.

Rreth gjendjes jo të mirë Telekomit të Kosovës ka folur ,Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari, e cila edhe ka propuzuar këtë shkarkim.

Sipas saj Telekomi i Kosovës është në gjendje emergjente dhe është në prag të falimentimit.

Para kabinetit të Qeverisë, ministrja Hajdari ka dhënë arsyet e këtij propozimi.

“Drejtorët duhet të shkarkohen për tri arsye, nuk kanë përmbushur planet, drejtorët kanë shkelur detyrat fiduciare, dhe kanë lejuar shpenzime të tepërta e të panevojshme” ka thënë ministrja Hajdari.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ndërkaq i ka propozuar ministres që të mblidhet Komiteti Ministror, pastaj të merret vendimi./ Gazeta inFokus/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE