Qeveria të trajtoj seriozisht privatizimin e “Llamkosit”, Ndërmarrjes “Kosova” dhe kërksat e sindikalistëve

Kandidati i AKR-së për kryetar të Vushtrrisë, Nasuf Aliu, ka mbajtur një takim me punëtorët e ish ndërmarrjeve “Llamkos”, Ragip Hasani-kryetar, Lavdim Pllana-nënkryetar dhe Ndërmarrjes “Kosova”, Nysret Zeqiri-kryetar, Enver Ibrahimi-nënkryetar, me ç’rast shprehen shumë pakënaqësi dhe lënie anash nga institucionet tona.

Është për t’u dhimbsur gjendja e njerëzve që kanë dhënë shumë për Vushtrrinë. Dihet që këto ndërmarrje me nam ishin kyqe për një ekonomi të zhvilluar, ndërsa privatizimi i tyre ndikoi negativisht jo vetëm në rënien ekonomike të Vushtrrisë, por edhe largim nga puna me mijëra punonjës.

Ajo çka kërkonin punëtorët nuk ishte e pamundur, nuk kërkonin më shumë se vetëm t’iu plotësoheshin të drejtat e tyre elementare.
Përderisa punëtorët e ndërmarrjës “Kosova”, theksuan se që 12 vite nuk është marrë ndonjë hap që t’iu ndahet 20% e shumës nga shitja e ndërmarrjes gjë e cila ju takon edhe me ligj, ata kanë edhe numër të madh rrogash të mbetura të cilat nuk u janë dhënë, pastaj punëtorë mbi moshën 55 vjeçare që janë mbetur pa u sistematizuar askund, anën tjetër as punëtorët e “Llamkos” nuk ishin në gjendje më të mirë. Ata theksuan që do të ishte shumë mirë që fabrika të futej në funksion sërish dhe të fillon procesi i prodhimit, sepse makineritë që nuk punojnë vetëm mund të dëmtohen, pastaj të ju jepen rrogat që janë afro 13 që nuk i kanë marrë deri tash, kërkuan që të krijohen mundësi që së paku 30 punëtorë të marrin ndihmë sociale deri në aktivizimin e kësaj kompanie.

Ne mendojmë që ka ardhur koha të u japim prioritet këtyre gjërave. Ne nuk guxojmë të rrim të qetë karrshi këtyre njerëzve dhe mbylljes së këtyre fabrikave që kanë qenë me ndikim për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.
Ne nga e pakta që mund të bëjme është që të ngrisim zërin në nivel qëndror që të ju kthehen punës këta punëtorë dhe të ju shpaguhet mundi për punën e bërë prej vitesh.
Ne zotohemi se do të jemi gjithmonë zëri i fuqishëm i tyre edhe pas 22 tetorit.
Ne do të jemi bashkarisht deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Qeveria e Kosovës duhet ta trajtoj këtë gjendje. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE