QNR jep lajmin për rinumërimin që po e presin të gjithë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë numëruar 43 për qind e vendvotimeve të cilat me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u urdhëruan të shkojnë në rinumërim.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmteaj ka mohuar edhe akuzat për manipulime të hedhura nga analistë politikë pas vendimit që të rinumërohen vetëm 1428 vendvotime nga 1472 sa ishte marrë vendim nga PZAP.

Fillimsht, Ahmetaj për KP ka thënë se deri pasditen e sotme janë rinumëruar 605 vendvotime.

Sipas tij me këtë dinamikë të punës u duhen edhe 7 deri në 8 ditë për të përfunduar procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve.

Ahmetaj tha se QNR ka kapacitete të mjaftueshme për të përfunduar me kohën e paraparë procesin e rinumërimit.

E lidhur me vendvotimet që me vendim të PZAP-së fillimisht u vendos që të rinumërohen 1472 vendvotime e më pastaj u tha se do rinumërohen vetëm 1428 të tilla, dyshime për manipulim nga ana e PZAP-së po hedh analisti politik, Ramush Tahiri.

E lidhur me këtë çështje ka dhënë shpjegime koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj sipas të cilit vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk ka vend për dyshim.

Kujtojmë që pas ankesave të subjekteve politike të pranuara nga PZAP pas publikimit të rezultateve përfundimtare të KQZ-së lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ky institucion mori vendim që të rinumërohen 1472 vendvotime, e që më pastaj u vendos të rinumërohen prej tyre vetëm 1428, pasi është vlerësuar se 44 vendvotime duhet të largohen nga rinumërimi është shkak se ato janë rinumëruar gjatë procesit të rinumërimit të mëhershëm.

SHPËRNDAJE