“Qurani nuk mbahet natën e Bajramit”

Shkruan: Idriz Ismajli

Si student asnjëherë nuk kam mësuar një ditë para provimit. Por nji ditë, perpara shetisja ne korzon e Prishtines, apo shkoja ne teater.

Ishte mënyra më e mirë qe ditën e nesëreme te isha i relaksuar per provim. Nuk dua te mburrem por ne ato vite ne Universiteni e Prishtinës ligjëronin pos profesorve nga Kosova kishte edhe nga Universiteti i Tiranes dhe Universiteti i Beogradit dhe per aq me keq para profesorve nga Beogrsdi duhej te pergjigjeshmi ne gjuhen serbokrote.

Krejt këto po i them kur sot shoh ca qe ne formë lypsari kërkojnë votën. Thuajse nuk njihemi ne, në mes veti, sikur kemi pikur nga qielli. E nese votuesit nuk janë te bindur me heret ne ne, në individualutetin tonë, mos vallë diten e fundit do ua ndrrojmë mendjen. Ruana Zot. E ç’ tu thonë diten e fundit. Si do ja bejnë?

Ne nji takim me kujtohet vite më parë, në nji takim partiak thash se Fushata bëhet mbi 20 vite me parë. Fushatë është si e pershndet komshiun kur e takon në rrugë.Fushatë është si nget makinen rrugës. Fushatë është si sillesh me gruan me femijtë. Fushatë është si mban orarin e punës në arsim me nxënsa, ne Qendra te Mjeksiese si i trajtion pacientat, apo ne Institucionet si kryen sherbimin paleve. Jo me larg se sot ne orar te punës shoh zyrtar te cilet vetem kan vu firmen dhe dalin ne kafene luajn me gur, luajn shah apo domino. Dhe as që skuqen. Nuk e di nëse dëshmoret e rënë kane ëndrruar për një Kosove te tillë.

Nuk e di?!..

Nuk e besoj!

E tani te therras, apo te mallkoj te gjithë ata qe besojnë fushates ne diten e fundit!

Fjala popullore e qe ka nji filizofi në mbrendin e saj se: “Qurani nuk mbahet naten e Bajramit” sikur thotë shumë.

SHPËRNDAJE