Qymyri po ngulfat ajrin në Kosovë

Ndotja e ajrit në nivele të larta po vlerësohet si një problem shqetësuese e që do të ndihet edhe më shumë me fillimin e sezonit dimëror.

Kjo për shkak të thëngjillit, e edhe veturave të vjetra.

Gjatë vitit të kaluar cilësia e ajrit, kishte kaluar vlerat e lejuara sipas standardeve vendore dhe atyre të BE-së.

Sipas kryetarit të agjencionit për mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina një situatë e tillë do e përcjellë territorin e Kosovës edhe këtë vit.

Sipas tij faktori kryesor i ndotjes janë pikërisht veturat e vjetra dhe përdoruesit e thëngjillit gjatë sezonit dimëror.

Ndërsa, zëdhënësja për media në Termokos, Afërdita Uka, tha se që nga dje Termokosi ka lëshuar ngrohtoren.

Mirëpo sipas saj që nga viti 2014 është dëshmuar se Termokosi nuk mund të konsiderohet si ndotës i ajrit.

E sipas qytetarëve shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit është pikërisht ngrohja me thëngjill gjatë sezonit dimror.

Gjatë vitit të kaluar ajri ishte shumë i ndotur nga grimcat e ashtuquajtura me grimca të pluhurit PM10 DHE PM2. 5.

Sipas Ilir Morinës parametrat normale janë deri në 50, e që gjatë vitit të kaluar kishin arritur deri në 800.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

SHPËRNDAJE