Qytetarët kundër Qeverisë Hoti, ia zënë derën deputetëve në Kuvend

Tash kur po bëhet gati që të votohet Qeveria Hoti, disa qytetarë që janë kundër kësaj kanë mësyrë Kuvendin e Kosovës.

Ata, para hyrjes, kanë dal duke protestuar e me flamuj, shkruan gazeta inFokus.

Madje, një nga protestuesit, tha që do të qëndrojnë këtu, deri të dalin ata që ky i quajti trima, që po e fundosin vendin.

“Unë i priti sot nga një numër parlamentarësh të pakurrizë veprimin e turpit, ata do të turpërojnë vetvetën dhe gjithë shqiptarët, nuk janë aq koshientë, ose janë, por janë të mbrapsht, dojnë të na kthejnë prapë klikën e hajnave që që 20 vjet e gërryjnë këtë vend, dhe çka, kur të ndodhi. Do të rrimë deri të dalin trimat që kanë vendos të na fundosin tutje, kur të keqen vendin ja sjellin çobanët, disi përbihet, por akademikët, me alamet tituj, por disa i kanë fituar këta tituj nën tavolinë”, ka thënë ky protestues.

SHPËRNDAJE