Qytetari tallet me Haradinajn: Këngën që e kam dëgjuar më së shumti ishte ‘liberalizimi i vizave’

Me gjithë premtimet e Kryeministrit në Detyrë, Ramush Haradinaj, se vizat do të liberalizohen në vitin 2019, siç duket kanë filluar të tallen edhe qytetarët. Një prej tyre po thotë se ‘kënga që e dëgjoi më së shumti, ishte ajo për heqjen e vizave’.


Për më shumë se një dekadë kosovarët kanë dëgjuar premtime të shumëta për liberalizimin e vizave, por më së shumti gjatë 2019’tës.

Kryeministri në largim thuajse në secilën paraqitje të tij premtonte vizat, duke dhënë edhe data madje.

Sipas tij, ato dë liberalizoheshin në muajin shtator, pastaj në nëntor e në fund edhe për Krishtlindje, por kjo nuk ndodhi.

Me këtë siç duket është lodhur një qytetar, i cili po thotë se ‘kënga që dëgjoi më së shumti ëktë vit, ka qenë ajo për heqjen e vizave’.

Për këto, qytetari ‘i lodhur’ nga premtimet e politikanëve, po thotë se shpreson të heqen deri në vitin 2025.


Kujtojmë se Haradinaj javën që lam pas premtoi sërish vizat, duke thënë se vendimi për to mund të merret në fund të shkurtit ose fillim të marsit, ani pse nga ndërkombëtarët nuk është dhënë ndonjë dritë e gjelbër rreth kësaj çështje.