Qytetet më ndotëse në botë (Foto)

Hulumtuesit kanë zbuluar një hartë interaktive të gjurmëve të karbonit në mbarë botën.

Qytetet me gjurmë më të mëdha të karbonit janë grumbulluar nga hulumtuesit të cilët kanë zbuluar se Nju Jorku dhe Los Anxhelos janë në top pesë qytetet më të ndotura, transmeton KosovaPress.

Ata zbuluan se një sasi e konsiderueshme e emetimeve të karbonit nga bota vijnë nga vetëm disa qytete, përfshirë Londrën që vjen në numrin 16.

18 për qind e emisioneve në mbarë botën vijnë nga vetëm 100 qytete, zbuloi studimi më i fundit.

Kjo është hera e parë që dikush ka hartuar një hartë të plotë të uljeve potenciale të gjurmëve të karbonit nga qytetet.

Këln, Mançester dhe Montreal rrallë e bëjnë listën e megaqyteteve të botës, por të gjitha ato paraqiten në top 100 vendet e botës sa i përket gjurmës së tyre të karbonit.

Autori kryesor i studimit, Daniel Moran nga Universiteti norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) thotë, se ishte i befasuar për përqendrimin e gjurmëve të karbonit në nivel global.

“Top 100 qytetet me karbonin më të madh në botë përbëjnë rreth 20 për qind të gjurmës globale të karbonit. Kjo do të thotë se veprimi i bashkërenduar nga një numër i vogël i kryetarëve të bashkive lokale dhe qeverive mund të reduktojë ndjeshëm gjurmët kombëtare të karbonit,” tha ai.

Zonat urbane janë shtëpia e rreth 54 për qind të popullsisë së botës dhe përbëjnë më shumë se 70 për qind të përdorimit global të energjisë, sipas studiuesve.

Seul kryeson listën si qyteti më ndotës, duke prodhuar 276.1 megatonë dyoksid karboni çdo vit. Kinezët dhe qytetet e Lindjes së Mesme dominojnë në top 10.

Tre qytete kineze, Hulun buir, Hinggan dhe Chifeng, shfaqen në numrin pesë, tetë dhe nëntë, respektivisht. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dy hyrje, ashtu si edhe Kuvajti.

Derisa shumica e zonave urbane me gjurmë më të larta të karbonit janë në vendet me sasi të lartë karboni, 41 nga 200 vendet e mëdha si Daka, Kajro, Lima, janë në vendet emetime totale të tyre për kokë banori janë shumë të ulëta si Bangladeshi, Egjipti dhe Peru.

Këto rajone me emetim të lartë janë gjithashtu qendra për rritje ekonomike të përqendruar, me një vlerësim që sugjeron 60 për qind të PBB-së botërore, të gjeneruara nga vetëm 600 qendra urbane.

Meqë gjurmët e emetimeve janë të përqendruara në mënyrë të ngjashme, hulumtuesit zbuluan se një numër relativisht i vogël i qeverive lokale mund të kenë një efekt jo proporcional në reduktimin e emetimeve globale thjesht duke reduktuar prodhimin e tyre kombëtar.

SHPËRNDAJE