QYTETI KOSOVAR QË PO BOSHATISET: Nga 38 shkolla vetëm 5 të nevojshme, s’ka nxënës

Në shkollën që dikur numëronte mbi 300 nxënës për çdo vit, tani mësimet ndjekin vetëm 13 fëmijë. Aty nuk ka as tualet e as ujë për pije. Dritaret i janë thyer, e salla e gjimnastikës ngjason në një stallë plehrash. Por, ky nuk është problemi që aty është zvogëluar numri i nxënësve disa fish. Problem është shpërngulja e banorëve.


Kjo është shkolla “Skënderbeu” e Lisockës së Kamenicës, e cila ishte ndërtuar në vitin 1974. Në këtë shkollë, që dikur numëronte mbi 300 nxënës për çdo vit. Por, që prej viteve të pasluftës kur ka filluar të dëmtohet në këtë masë, ende ka nxënës që vijojnë mësimin në të. Janë 13 nxënës të Lisockës së komunës së Kamenicës vijojnë mësimin në këtë shkollë, e cila është paralele e asaj në Hogosht, raporton KosovaPress.

……………………………………………………………………………………………………………..
Fansja ia gjuan Ledrit jelekët në skenë, ky shokon me komentin që i bën

……………………………………………………………………………………………………………..

Mungesa e kushteve elementare për mësim-nxënie, por edhe interaktivitet e konkurrencë të shëndoshë për nxënësit, po e brengos kryetarin e ri të Kamenicës, Qëndron Kastrati. Megjithatë ai tha se i janë paraqitur dy probleme në këtë drejtim.

“Kjo dukuri në komunën e Kamenicës është shumë e madhe, shkollë si kjo janë një e treta e shkollave që e kanë numrin më të vogël se 25 nxënës, po flas për shkollë e jo për klasë. Këtu janë dy probleme. Problemi i parë është infrastruktura ligjore se si është rregulluar, ku fëmijët që nga klasa e parë deri në klasën e pestë e kanë të precizuar sa mund të jetë distanca deri ku të shkojnë në vendin ku mund ta zhvillojnë procesin e mësim nxënies. Dhe problemi i dytë është numri i mësimdhënësve që realisht i bjen që ka më shumë mësimdhënës”, tha Kastrati.

Kastrati tregoi se sipas një analize që kanë bërë me ardhjen në qeverisje lokale del se prej 38 shkollave sa ka Kamencia, të nevojshme janë vetëm pesë. Ngase, si pasojë e shpërnguljes së madhe të banorëve nga kjo komunë është ulur numri i nxënësve.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE