Qyteti që votoi kundër varrezave myslimane

Një qytet kanadez ka votuar kundër të pasurit varreza myslimane në vend.
Referendumi u mbajt sot në Saint-Apollinaire, ku vetëm 49 njerëz kishin të drejtë vote prej 5000 personave, ku 36 prej tyre votuan kundër, raporton BBC.

Varrezat në këtë vend u propozuan nga Qendra Islamike Kulturore në Quebec, vend ku pati të shtëna në muajin janar e ku mbetën të vdekur gjashtë persona.

“Kurrë nuk kemi besuar që këta njerëz mund t’i kundërshtojnë varrezat myslimane. Nga çka kanë frikë ata?”, ka thënë presidenti i qendrës Mohamed Labidi.

Kjo qendër ka blerë një ngastër për t’i bërë varrezat, pasi ishte e vetmja zonë për varreza myslimane.

Vendimi i qytetit për t’i kundërshtuar këto varreza ka çuar në zemërim myslimanët dhe avokatët për të drejtat e njeriut.

SHPËRNDAJE