Qyteti “rebel” i Kosovës – rrezikojnë jetën për të shitur kafe

Me konfirmimin e rasteve të para me Koronavirus në Kosovë, Qeveria e vendit mori një sërë masash e ndalesash.

Në mes tyre edhe ato që i kufizojnë punën e bizneseve, që në tentim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndaluan edhe kafenetë e restorantet të punojnë e shërbejnë qytetarët.

E këto vendim, po respektohen në masë të madhe, në shumë qytete.

Por, përjashtim shumicën e ditëve bën qyteti i Gjakvoës, në të cilin si duket zyrtarët policor po kanë më së shumti punë me bizneset e pronarët e tyre.

Njëjtë sikur ditëve të kaluara edhe këtë të shtunë, Gjakova priu qytetet tjera si qyteti me më së shumti raste ku qytetarët, për përfitime materiale, punojnë në të zezën.

E këtë të shtunë të 28 marsit, ishin plot 9 raste në Gjakovë, që u zunë nga Policia.

“Rr. Ganimete Terbeshi, Gjakovë, 28.03.2020-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K për shkak se nuk kishte respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I dyshuari në lokalin e tij i kishte shërbyer disa qytetar me kafe të cilët kishin qëndruar në grup duke mos mbajte distancë të nevojshme. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunal të cilët kanë përpiluar procesverbal. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr.Brahim Aliaj , Gjakovë, 28.03.2020 -18:00 . Është arrestuar i dyshuari mashkull K për shkak qe nuk ka respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I njëjti kishte shërbye qytetareve kafe – pije .. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Yll Morina, Gjakovë, 28.03.2020-13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K për shkak se nuk kishte respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I dyshuari në lokalin e tij i kishte shërbyer disa qytetar me kafe të cilët kishin qëndruar në grup duke mos mbajte distancë të nevojshme. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunal të cilët kanë përpiluar procesverbal. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Nena Terezë, Gjakovë, 28.03.2020- 15:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull K për shkak se nuk kishte respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I dyshuari në lokalin e tij i kishte shërbyer disa qytetar me kafe të cilët kishin qëndruar në grup duke mos mbajte distancë të nevojshme. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunal të cilët kanë përpiluar procesverbal. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Nena Terezë, Gjakovë, 28.03.2020- 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K për shkak se nuk kishte respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I dyshuari në lokalin e tij i kishte shërbyer disa qytetar me kafe të cilët kishin qëndruar në grup duke mos mbajte distancë të nevojshme. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunal të cilët kanë përpiluar procesverbal. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar ne procedure te rregullt.

Rr.Sheh Mihedini, Rahovec, 28.03.2020-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K për shkak qe nuk ka respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është lirohet ne procedure te rregullt.

Rr. UÇK-së, Rahovec, 28.03.2020-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K për shkak qe nuk ka respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është lirohet ne procedure te rregullt.

Rr. Konferenca e Bunjajt, Gjakove,28.03.2020-22:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull K për shkak qe nuk ka respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është lirohet ne procedure te rregullt.

Rr. Sheh Mihedini, Rahovec, 28.03.2020-23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K për shkak qe nuk ka respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është lirohet ne procedure te rregullt”, thuhet në raportin policor.

Gjashtë raste ishin në Prishitnë e një rast në Gjilan.

Në Ferizaj nuk pati asnjë rast të raportuar këtë të shtunë, derisa në Prizren ishte një rast e në Pejë katër raste.

Ndërsa në Mitrovicën e Jugut ishin tre raste në atë të veriut ishin dy raste të raportuara.

SHPËRNDAJE