Ramiz Lladrovci kritikon Bekim Jasharin dhe Mërgim Lushtakun: ”Katunar jeni të dytë” (Foto)

Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu, Ganimete Musliu dhe Mergim Lushtaku, kanë vizituar kreytarin e Skenderajit Bekim Jashari.

Vizita e tyre ka qenë me rastin e ditëlindjes së heroit Hamëz Jasharit, e që është babai i Bekim Jasharit.

Në fotografitë e publikuara nga Blerta Deliu, ka komentuar edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili i ka quajtur Lushtakun dhe Jasharin “Katunar”.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

Kritika e Lladrovcit ka ardhur pasi në fotografitë e publikuara shihen se të dy deputetet kanë qenë të uluara anash, ndërsa Lushtaku dhe Jashari në mes.

“Urime ditelindja e te pavdekshmit, Hamze Jashari!Por, ju katunar jeni te dytë. Zonjat nuk lihen anash dhe ne periferi te fotos.”, ka shkruar Lladrovci./Gazetalajmi.com

SHPËRNDAJE