Ramush Haradinaj kujton Epopenë e Vërrinit

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot luftën e ushtarëve të Prizrenit e Pashtrikut.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj në 21 vjetorin e Epopesë së Vërrinit shkruajti se sakrrrifica e tyre do të jetë frymëzuese për brezat e ardhshëm.

“Në 21-vjetorin e Epopesë së Vërrinit, kujtojmë sakrificën e pashembullt të secilit ushtar e komandant që luftuan për çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës. Djemtë e Prizrenit e Pashtrikut, ishin gjithmonë aty ku i kërkoi Atdheu dhe përgjiithmonë do të jenë frymëzues për brezat, se si i dilet zot të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Vërrinit dhe tërë Kosovës”.

SHPËRNDAJE