Ramush Haradinaj paralajmëron koalicionin e “Madh”

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka treguar opsionet e partisë së tij për koalicionet e mundshme për zgjedhjet parlamentare.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se të gjitha partitë kanë qenë për zgjedhje dhe sipas tij tani është mirë që partitë kur të shkojnë te Presidenti të kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve.

“Është mirë që të gjitha partitë të dakordohen për shpërndarjen e parlamentit”, ka thënë kryetari i AAK-së duke shtuar se nuk preferon një qeveri teknike.

Haradinaj ka thënë se është vlerësim i strukturave të AAK-së që të shkohet vetëm në zgjedhje parlamentare.

“Ndjejmë një afërsi me NISMA-n, PSD-në, AKR-në dhe ndonjë parti tjetër”.

Ai ka thënë se me një koalicion të tillë Aleanca synon të merr primatin edhe pse ai shton se edhe si parti e vetme kanë synim të dalin si e parë në zgjedhje.

Haradinaj, po ashtu ka thënë se dorëheqja nga funksion i Kryeministrit ka qenë si rezultat i presionit të vazhdueshëm për suspendimin e taksës.

“Më është bërë presion i vazhdueshëm për tërheqje të taksës për të vazhduar dialogun me Seribinë, dhe dorëheqja ime është një lloj mos durimi i presionit për suspendimit të taksës”, tha ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE