Ramush Haradinaj tregon se çka i thanë për liberalizimin e vizave!

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media, ku tregoi se çfarë u diskutua në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit.“Ju kërkojmë falje media që nuk ju kemi marrë me vete. Në këtë takim kem paraqit qëndrimet e Kosovës për perspektivën tonë evropiane.

Kishim edhe një takim me komisionerin Hahn. Me të gjitha takimet e kemi shfrytëzu mundësinë për me raportu për punët e bëra, për prioritetet e identifikume, për qëndrimet tona për temat me rëndësi, si zhillimet rajonale, dialogu.

“Takimi i këshillit të MSA-së i dyti më radhë është mbajtur dje, është takimi i parë bilateral me Mogherinin dhe një takim i përbashkët i mbyllur me Mogherinin dhe komisionerin Han”- tha Haradinaj.Kryeministri tha se në takime është biseduar për të arriturat dhe qëndrimet e Kosovës për Integrimet Evropiane si dhe janë raportuar punët e bëra.Në secilin takim ka dominu edhe çështja e liberalizimit të vizave.

I kam tregu qëndrimet tona që është tregu një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vogël dhe jemi privu nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza” ka thënë Haradinaj.

SHPËRNDAJE