Ranglista e FIFA-s: Si ndikon fitorja kundër Bullgarisë në renditjen e Kosovës

Përpos tri pikëve të rëndësishme në garën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, Kosova i ka fituar edhe 18.9 pikë për ranglistën e FIFA-s nga fitorja kundër Bullgarisë.

Kosova siguroi fitore dramatike me rezultat 3:2 kundër Bullgarisë në Sofje, në kuadër të Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020. Kjo fitore bën që Kosova ta ketë vetëm një pikë më pak se Anglia, e cila megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluara, raporton Gazeta Express.

Mirëpo, këto pikë nuk janë të vetëm me të cilat po shpërblehet skuadra e Bernard Challandes për punën e bërë, pasi që me këtë fitore Kosova i fiton edhe 18.09 pikë në ranglistën e FIFA-s. Kombinuar bashkë me pikët nga barazimi me Malin e Zi, Kosova pritet ta vazhdojë ecurinë duke u ngrirë edhe më lart në renditjen e FIFA-s.

Kosova është aktualisht e renditur në pozitën e 127-të, ndërsa Bullgaria në atë të 51-të. Kjo renditje pritet të ndryshohet së shpejti dhe Bullgaria i humb nga ndeshja me Kosovën po aq pikë sa i fitojnë “Dardanët”, 18.09.

Sipas rregullave të reja të FIFA-s për këtë ranglistë, ndeshjet miqësore kanë më pak vlerë sesa ato me karakter garues. Në numrin e pikëve të fituara nga secila ndeshje ndikon edhe niveli i kundërshtarit.

Algoritmi i FIFA-s i grumbullon pikët sipas formulës së paraqitur më poshtë:

P=Pmëparshme+R*(W-We)

Me shkronjën P shënohet numri i pikëve total.

– Rëndësia e ndeshjes

Pmëparshme – Pikët në ranglistën e FIFA-s, para fillimit të kësaj ndeshjeje

  • R=5 për ndeshjet miqësore jashtë kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare
  • R=10 për ndeshjet miqësore brenda kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare
  • R=15 për ndeshjet e fazës së grupit në Ligën e Kombeve
  • R=25 për ndeshjen eliminatore dhe të play-offs në Ligën e Kombeve
  • R=25 për ndeshjet kualifikuese në garat e konfederatave dhe për kualifikim në Kupën e Botës
  • R=35 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave deri në fazën çerekfinale
  • R=40 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave pas fazës çerekfinale
  • R=50 për ndeshjet e Kupës së Botës deri në fazën çerekfinale
  • R=60 për ndeshjet e Kupës së Botës pas fazës çerekfinale

– Rezultati i ndeshjes

  • Fitore=1; Barazim=0.5; Disfatë=0

We – Rezultati i pritur e ndeshjes

dr– diferenca në rangim mes dy skuadrave

FIFA  e përditëson ranglistën e kombëtareve pas cdo afati të ndeshjeve kombëtare. Që nga koha kur Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Kosovës, “Dardanët” vazhdimisht janë ngritur në këtë ranglistë, ndërsa tani e mbajnë pozitën më të lartë ndonjëherë, atë të 130-të. /Gazeta Express/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE