Rashica në Liverpool? Altin Lala tregon se sa milionë euro kërkon Werderi për ‘Raketën’

Altin Lala ka bërë të ditur se klubet nga jashtë Gjermanisë duhet të paguajnë 38 milionë euro për shërbimet e Milot Rashicës

Ylli nga Vushtrria gjatë kësaj vere pritet ta bëjë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në një klub të madh.

Shumë klube të njohura dëshirojnë shërbimet e Milotit, në mesin e tyre flitet edhe për interesim nga Liverpooli.

Mirëpo, tani Altin Lala që është menaxheri i Rashicës ka folur për çmimin e yllit koosvar.

“Askush nuk e di të ardhmen e Rashicës në këtë moment. Si fillim do të shikojmë si do përfundojë kampionati. Klubet kanë humbje të mëdha financiare,” ka thënë Rashica.

“Nëse Rashica transferohet në ndonjë klub italian, anglez, spanjoll apo francez, atëherë kushton 38 milionë euro,”.

SHPËRNDAJE