Reagimi fortë i zyrtares së LDK-së pas fitores së Shpend Ahmetit (FOTO)

Më në fund ka reaguar dikush nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Është asambleistja e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, dhe njëherit anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vlora Dumoshi ajo e cila ka raguar pas numërimit të votova eme kusht dhe me postë, ku fitues del të jetë kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti.

Ajo ka kërkuar rinumërim të votive.

Ajo në një shënim në Facebook ka kërkuar hapjen e kutive.

Ndryshe, pas numërimit të votive me kusht, Shpend Ahmeti del të jetë fitues më më shumë se 300 vota, përballë kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi.

LDK ka kërkuar numërimin e tërësishëm të votive. Edhe PZAP e kishte miratuar këtë kërkesë të LDK_së, mirëpo GJykata Supreme e ka miratuar ankesën e VV-së, se është e panevojshme rinumërimi për Prishtinë dhe Prizren.

SHPËRNDAJE