Reagimi i Adnan Rrustemit pas dorëheqjes së Visar Ymerit

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi ka reaguar pas vendimit të Visar Ymerit për dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në VV.

Rrustemi, e ka quajtur të pa dinjitet vendimin e Ymerit duke thënë se do duhej të ishte i pranishëm si në marrje ashtu edhe në publikim të tij.

“Shtyllat e Lëvizjes ndodhen në dokumentet themeltare: manifesti, programi dhe alternativa. Mosbesimi deri në dyshim në shtyllat e Lëvizjes është refuzimi e kushtëzimi i Albinit. Por, kujtdo që këto i duken barrë e papërballueshme, apo të tepërta, e ka në dorën e tij vendimin. Ama vendimi e ka një dinjitet si në marrje e si në publikim, dinjitet ky që sot i mungoi në tërësi”, tha Rrustemi.

Ymeri, kryetari i deritashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, vendimin për dorëheqje e ka konsideruar si një prej vendimeve më të vështira të tij.

“Që nga dita e sotme kam vendosur të dorëhiqem parevokueshëm nga të gjitha pozitat e mia drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje. Më duhet ta them se ky është një prej vendimeve më të vështira që i kam marrë në jetë dhe një prej ditëve më të vështira të jetës sime”, ka thënë Ymeri në konferencën për media.Tutje Ymeri është shprehur se ka dhënë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit në partinë që ai i takon.“Jap dorëheqje në shenjë mospajtimi me këto zhvillime dhe pasi nuk ia dola që t’i zgjidhja këto zhvillime. Shpresoj që kjo dorëheqje do të kuptohet si alarm për gjendjen që kemi ardhur dhe nga ata njerëz që kanë bërë linçime”, tha më tej ai.

SHPËRNDAJE