Reagimi i Ilir Dedës pas ofendimeve të Zafir Berishës

Mbrëmjen e kaluar deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka qenë i ftuar në një debat televiziv ku ka kritikuar deputetët që nënshkruan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke veçuar këtu deputetin e NISMA-s, Zafir Berisha. 

Berisha e ka quajtur Dedën “nip i Beogradit, keq të kanë mësuar dajt”.

Ilir Deda nuk ka dashur që të komentojë deklaratat e Berishës.

“Me Zafirin me u marrë a? A ja vlen a?”, ka thënë Deda.

“Le të fol sa të don. Nuk po më intereson, problem i tij është”, është shprehur Deda për Indeksonline.

Reagimi i Dedës erdhi si pasojë e kërkesës për shfuqizim të Gjykatës Speciale nga pozita, ku u mblodhën gjithsej 43 nënshkrime.

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nisma për shfuqizim nuk arriti të shkonte fare në kuvend.

SHPËRNDAJE