Reagimi nga PSD pas shkarkimit të Rikallos: Dita e mirë shihet në mëngjes

Zyrtarja për media e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo .

Kuçi ka shkruar në Facebook se dita e mirë shihet në mëngjes, teksa ka publikuar vendimin e Haradinajt për shkarkimin e ministrit serb.

Shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo ishte një nga pesë kushtet e PSD’s për votimin e Projektligjit për Buxhetin, i cili hidhet në votim në seancën e sotme të Kuvendit, e cila është paralajmëruar për orën 10:00.

SHPËRNDAJE